Turistja çeke mbytet në plazhin e Qerretit – hetimet vijojnë

Shqipëria

Turistja çeke mbytet në plazhin e Qerretit – hetimet vijojnë

Më: 27 korrik 2025 Në ora: 18:04
Ilustrim

Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në plazhin e Qerretit, në Kavajë, ku një grua 42-vjeçare, shtetase çeke, ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, rreth orës 16:00, turistja K.K., 42 vjeçe, banuese në Çeki, është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në ujërat e detit Adriatik. Pavarësisht përpjekjeve për ndërhyrje, ajo nuk arriti të shpëtojë.

“Forcat policore dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje si dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të mbytjes,” thuhet në deklaratën e policisë.

Ngjarja ka tronditur pushuesit që ndodheshin në plazh në ato momente, ndërsa autoritetet u bëjnë apel qytetarëve dhe turistëve për kujdes të shtuar gjatë larjes në det, veçanërisht kur ka kushte të pafavorshme detare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat