Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan videon e radhës: Durrës, ecim!

Shqipëria

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan videon e radhës: Durrës, ecim!

Më: 20 gusht 2025 Në ora: 15:27
Edi Rama

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në rang vendi.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga një aksion në qytetin e Durrësit.

Krahas videos, kreu i qeverisë shkruan “Durrës, ecim”.

Aksioni për lirimin e hapësira publike ka nisur prej disa javësh në mbarë vendin, ku qytetarë dhe biznese të shumta kanë bashkëpunuar sipas rregullave për lirimin e mjediseve.

Krahas saj, kryeministria ka lançuar portalin ‘Hapësira ime publike’ ku qyetarët mund të raportojnë çdo rast ndërtimi në kundërshtim me ligjin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat