Policia greke arreston shqiptarin që vrau gruan e tij në Volos

Shqipëria

Policia greke arreston shqiptarin që vrau gruan e tij në Volos

Më: 23 gusht 2025 Në ora: 19:06
Ilustrim

24 orë ka zgjatur arratia e shqiptarit që vrau gruan në Volos të Greqisë.

40-vjeçari P.N., u arrestua nga policia, i fshehur pas disa shkurreve, në një parking të vjetër në qytetin e Volosit, shumë afër shtëpisë ku ndodhi krimi.

Ai qëlloi të premten rreth orës 10:00 gruan e tij 36-vjeçare, pas debateve që kishin mes tyre.

Çifti kishte 4 fëmijë, më i vogli 13 vjeç dhe më i madhi 18, të cilët fatkeqësisht u bënë dëshmitarë të skenës makabre të vrasjes së nënës së tyre në shkallët e pallatit ku jetonin.

Ata i thanë policisë se prindërit kishin nisur të debatonin në orët e para të së premtes, dhe se kur ajo u përpoq të largohej nga banesa, babai e qëlloi me një mjet të mprehtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat