Komisioni Rregullator shpall rezultatit përfundimtar, certifikohen zgjedhjet e 11 majit

Shqipëria

Komisioni Rregullator shpall rezultatit përfundimtar, certifikohen zgjedhjet e 11 majit

Më: 28 gusht 2025 Në ora: 12:36
Foto nga takimi

Komisioni Rregullator ka mbajtur sot mbledhjen për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 11 maj 2025.

Në përfundim të mbledhjes dhe diskutimeve, Komisioni Rregullator me 3 vota pro dhe 2 kundër ka miratuar në parim rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, duke certifikuar zgjedhjet.

Kështu Partia Socialiste i certifikohet rezultati i 83 mandateve, Partia Demokratike me 50 mandate, Partia Social Demokrate me 3 mandate.

Partia Mundësia me 2 mandate dhe Nisma Shqipëria Bëhet, 1 mandat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat