Megaoperacioni në Elbasan/ Mbërrijnë në gjykatë për masën e sigurisë 30 të arrestuarit

Shqipëria

Megaoperacioni në Elbasan/ Mbërrijnë në gjykatë për masën e sigurisë 30 të arrestuarit

Më: 10 shtator 2025 Në ora: 12:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit 30 personat e arrestuar nga megaoperacioni “First Day”.

Megaoperacion policor i drejtuar nga Prokuroria u krye gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të ditës së hënë, 8 shtator, në të gjitha qytetet e qarkut të Elbasanit.

Si rezultat, u arrestuan 30 persona gjithsej, ndërsa 1 person tjetër është nën hetim në gjendje të lirë. Për 25 prej të arrestuarve, ishte lëshuar urdhër-arresti nga Gjykata e Elbasanit, ndërsa 5 të tjerët u kapën në flagrancë gjatë këtij operacioni.

Ndërkohë që 14 persona të tjerë janë të shpallur në kërkim, për trafik droge.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat