Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar sërish videon e kryeministrit Rama që bëri xhiron e botës, teksa ai ironizonte marrëveshjen mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke shfrytëzuar lapsusin e Presidentit Donald Trump për të bërë batuta me Emanuel Macron.
Sipas Berishës marrëveshja në Kaukaz ka qenë ndër më të rëndësishmet, pasi mes dy shteteve, Azerbajxhan dhe Armeni ka patur përplasja prej shumë vitesh.
Ndërkohë që sipas kryedemokratit kjo marrëveshje u kritikua veem nga Irani dhe u tall nga Edi Rama.
“Ia tha edhe Shtëpia e Bardhë, ajo paqe në Kaukaz ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme. Aty ka pasur një problem shumë thelbësor për të dy vendet dhe u gjet zgjidhja, u gjet një zgjidhje shumë e mirë, qoftë për Azerbajxhanin, qoftë për Armeninë.
Korridori që ishte bllokuar, u shndërrua në korridor të lirë. Kush e kritikoi atë? Vetëm Irani e kritikoi haptas atë marrëveshje dhe e tall Edi Rama, i cili ka pafytyrësinë që në Bled të deklarojë se Europa nuk ka nevojë të presë për planin e paqes përtej oqeanit, se Europa vetë është paqja, është kultura e paqes, është paqja në kulturë.
Kurse parmbrëmë deklaronte në kthesë, se presidenti po kthen emrin paqe në fjalorin e harruar të Perëndimit.
Me individë si ky, me krerë të narkoshtetit, Shqipëria po shkon në greminë.
Ndaj dhe ne duhet të ndërmarrim një përpjekje të madhe e të fuqishme në radhë të parë me strukturat, anëtarësinë dhe mbështetësit tanë, me qytetarët shqiptarë, për të shpëtuar vendin nga ky kryeministër që kryeson një organizatë kriminale të bazuar në krimin, drogën, njëlloj si Enver Hoxha, që e kishte organizatën kriminale të bazuar në ideologjinë dhe luftën e klasave”, ka thënë Berisha.