Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i dha sot zyrtarisht mandatin e deputetit Besnik Brahimit, kandidat i listës shumemërore të Partisë Socialdemokrate në qarkun e Shkodrës, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj 2025.
Ky vendim vjen pas dorëheqjes së Tom Doshit nga mandati i deputetit.
Doshi depozitoi më 12 shtator në Komisionin e Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve kërkesën për heqje dorë nga funksioni i deputetit.
Brahimi është më i votuari në listën e hapur të Partisë Socialdemokrate në qarkun Shkodër më 11 maj. Tom Doshi dha dorëheqjen nga mandati së bashku me të zgjedhurën tjetër në listë të mbyllur, Sabina Jorgo.