Pezullohet për 30 minuta seanca plenare, PS mbledh Grupin Parlamentar

Shqipëria

Pezullohet për 30 minuta seanca plenare, PS mbledh Grupin Parlamentar

Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 20:40
Kuvendi i Shqipërisë

Seanca e Parlamentit, që po mbahet që prej orëve të mëngjesit të kësaj të enjte, është ndërprerë për 30 minuta me kërkesë të Partisë Socialiste.

Taulant Balla kërkoi mbledhjen e grupit parlamentar të PS pas deklaratës së Sali Berishës për ambasadorin Gonzato.

Ky pezullim erdhi pasi deputetët u përfshinë në debate lidhur me polemikat që shkaktoi deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore.

Taulant Balla deklaroi se Sali Berisha e sulmoi ambasadorin Gonzato pas publikimit të raportit pozitiv të Progres Raportit të BE-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat