Vetëm tetë muaj pasi përfundoi punimet, rruga Burgajet–Derjan–Macukull në bashkinë e Matit është dëmtuar dukshëm, duke ngritur dyshime mbi cilësinë e punimeve dhe mënyrën e përdorimit të fondeve publike.
Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, ka publikuar pamje nga segmenti i dëmtuar, duke deklaruar se rruga është shembur në disa pjesë, ndonëse u përurua si një investim i përfunduar me fond prej 54 milionë lekësh me TVSH, financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Postimi ne facebook
Burgajet–Derjan–Macukull
A kemi të bëjmë me punime fiktive, apo me përdorim të fondeve publike për qëllime elektorale, duke krijuar fasadën e “punëve të bëra”?
Ndërkohë Bashkia Mat e shpall “premtim të mbajtur”.
Më 6 maj, Bashkia Mat njoftoi publikisht se segmenti Burgajet–Derjan–Macukull ishte asfaltuar dhe paraqitej si investim i përfunduar, “që transformon jetesën”.
Por sot kemi një video ku asfalti rezulton i çarë dhe i dëmtuar, jo në të njëjtin vend ku rruga u shemb gjatë reshjeve në fshatin Urxallë(Njësia Adm.Dërjan) , por dëmtim i ri.
Pra kemi një rrugë me disa dëmtime.
Kontrata e FSHZH-së prej 54.677,525 lekë me TVSH kishte afat përfundimi Prill 2025.
Jemi në Dhjetor 2025 .