Makina e efektivëve të FNSH përfshihet në aksident, dy të lënduar në Fier

Shqipëria

Makina e efektivëve të FNSH përfshihet në aksident, dy të lënduar në Fier

Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të Çakranit, një automjet tip Benz dhe një furgon i FNSH me efektivë brenda tij janë përplasur, duke bërë që furgoni të përfundojë në kanalin anës rrugës.

Nga përplasja janë dëmtuar dy shtetas, një efektiv i FNSH që ndodhej në furgon dhe një udhëtar në mjetin tip Benz.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë e automjetit tip Benz që ka goditur nga pas furgonin e FNSH.

Policia dhe ekspertët janë në vendngjarje për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e aksidentit, ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Fierit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat