E rëndë në Kukës/ 40-vjeçari hidhet nga ura rreth 160 metra e lartë, detajet e para

Shqipëria

E rëndë në Kukës/ 40-vjeçari hidhet nga ura rreth 160 metra e lartë, detajet e para

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 07:52
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në urën e fshatit Fshat, pjesë e Rrugës së Arbrit.

Sipas informacioneve të marra, dyshohet se një 40-vjeçar, nipi i Nehat Kullës, është hedhur nga ura. Ai ka lënë makinën në mes të urës, është ngjitur mbi mbrojtëset anësore dhe më pas është hedhur.

Ura është rreth 158 metra e lartë, duke u konsideruar si ura më e lartë në Ballkan.

Forca të shumta policie, ambulanca, kalimtarë dhe banorë të zonës janë angazhuar në kërkim të 40-vjeçarit Kulla. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat