Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për zgjidhjen në krye të SPAK të Klodian Braho duke e uruar atë për postin e ri, ndërsa shprehet se nën drejtimin e Dumanit, SPAK ka dhënë rezultate konkrete.
Kreu i Shtetit e ka cilësuar drejtimin e SPAK-ut si një përgjegjësi të lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia.
“Urime kreut të ri të SPAK, z. Klodian Braho! Drejtimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit është një përgjegjësi e lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia.
SPAK, nën drejtimin e z. Altin Dumani, ka dhënë rezultate konkrete në këtë drejtim. Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim. Suksese në këtë mision të rëndësishëm për vendin,” shkruan Bajram Begaj.