Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve

Shqipëria

Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve

Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 17:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Moti i rënduar ka krijuar probleme edhe në lagjen më të vjetër të Delvinës.

Në lagjen Beqirefend ka pasur rrëshqitje të dukshme dheu, ku këto rrëshqitje kanë arritur deri mbi disa shtëpi në lagje por që fatmirësisht nuk kanë krijuar probleme.

Masivi i madh ka marr përpara dhe një qepariz 500 vjeçar i cili ka rrëshqitur bashkë me dheun.

Shërbimet e bashkisë Delvinë edhe vetë banorë të kësaj lagjeje kanë qenë në terren për të stabilizuar situatën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat