Shqipëria, destinacion ku çdo kilometër ka vlerë

Shqipëria

Shqipëria, destinacion ku çdo kilometër ka vlerë

Më: 17 mars 2026 Në ora: 17:53
Pamje nga videoja

Agjencia Kombëtare e Turizmit prezantoi sot konceptin “Short drives, big discoveries”, një mënyrë e re për të treguar se Shqipëria është një destinacion ku çdo kilometër ka vlerë.

Koncepti “Short drives, big discoveries” thekson se në Shqipëri, brenda pak orësh mund të kalosh nga brigjet me diell në qytete historike, nga peizazhe malore tek përvojat autentike të agroturizmit, një mozaik eksperiencash që ndërthuren natyrshëm.

“Distanca të shkurtra, por emocione të mëdha – sepse në Shqipëri, çdo udhëtim është një zbulim më vete”, thotë AKT, duke e ilustruar grafikisht me itinerare të shkurtra, ku për pak minuta apo kilometra mund të gjendesh nga bregdeti në një majë panoramike, apo nga metropoli në një sit arkeologjik.

Ky koncept synon të forcojë imazhin e Shqipërisë si një destinacion dinamik dhe i shumëllojshëm, ku afërsia mes destinacioneve u jep turistëve mundësinë të përjetojnë më shumë në më pak kohë, duke e kthyer çdo udhëtim në një eksperiencë intensive dhe të paharrueshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat