Shqipëria mbështet koordinimin ndërkombëtar për Ngushticën e Hormuzit

Shqipëria

Shqipëria mbështet koordinimin ndërkombëtar për Ngushticën e Hormuzit

Më: 2 prill 2026 Në ora: 21:28
Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha

Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë sot në një takim virtual të nivelit të lartë, të organizuar nga Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper.

Takimi bashkoi homologë nga mbi 40 vende për të diskutuar krizën e shkaktuar nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit nga Irani, në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm në rajon.

Në një postim në platformën ‘X’, ministri Hoxha theksoi se diskutimet u fokusuan tek përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare – diplomatike, politike dhe të tjera – për të garantuar rihapjen e sigurt dhe të qëndrueshme të kësaj rruge detare jetike.

Ngushtica e Hormuzit është një arterie kyçe për transportin global të naftës dhe gazit, dhe mbyllja e saj sjell pasoja të rënda për sigurinë energjetike dhe stabilitetin ekonomik botëror.

“Diskutimet u fokusuan tek përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare, përmes mjeteve diplomatike dhe politike, por jo vetëm, për të siguruar rihapjen e sigurt dhe të qëndrueshme të kësaj rruge detare kritike, e cila është jetike për sigurinë globale të energjisë dhe stabilitetin ekonomik. Uniteti, koordinimi dhe një qasje ndërkombëtare e bazuar në rregulla janë thelbësore. Liria e lundrimit është një parim themelor që duhet të respektohet”, shkruan Hoxha në rrjetin social ‘X’. 

Image
Hoxha në rrjetin social ‘X’. 
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat