Aksident në Laç pranë bashkisë, automjetet përplasen me njëra-tjetrën, dy të plagosur

Shqipëria

Aksident në Laç pranë bashkisë, automjetet përplasen me njëra-tjetrën, dy të plagosur

Më: 22 prill 2026 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në qendër të qytetit të Laçit, pranë bashkisë.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe, si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar drejt Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat