Zjarr i përmasave të mëdha në ullishtet e Panajasë, era e fortë përhap me shpejtësi flakët

Shqipëria

Zjarr i përmasave të mëdha në ullishtet e Panajasë, era e fortë përhap me shpejtësi flakët

Më: 29 prill 2026 Në ora: 14:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë ullishtet e zonës së Panajasë, përgjatë autostradës Vlorë-Fier, duke shkaktuar dëme në sipërfaqe të mbjella me ullinj shekullore.

Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi raporton se flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, ndërsa terreni i vështirë ka penguar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave zjarrfikëse.

Mungesa e rrugëve automobilistike në zonë ka bërë që efektivët të punojnë në kushte të vështira, duke përdorur mjete rrethanore dhe duke zgjatur linjat e ujit për të arritur në vatrat e zjarrit.

Punonjësit e zjarrfikëses ndodhen në terren dhe po vijojnë përpjekjet për izolimin e flakëve, ndërkohë që zjarri mbetet .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat