Arrestimi i oficerit të Komisariatit të Sarandës, si e ‘tradhtoi’ veten polici

Shqipëria

Arrestimi i oficerit të Komisariatit të Sarandës, si e ‘tradhtoi’ veten polici

Më: 20 maj 2026 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Edmond Ruçi, oficeri i Komisariatit të Sarandës që u arrestua nga AMP ka të bëjë me një rast korrupsioni. Pasi Ruçi siguroi përgjime për dy vëllezër të dyshuar për aktivitet kriminal, ai takoi nënën e tyre dhe i kërkoi para për të mbyllur hetimet.

Nëna kishte telefonuar djemtë për t’i treguar bisedën me policin dhe komunikimet u regjistruan.

Por gjithçka u fundos nga vetë përgjimet e kryera nga oficeri, pasi kur Edmond Ruçi dorëzoi materialet në Prokurori, pa kuptuar dorëzoi edhe provat kundër vetes, duke mos i hequr ato nga materialet.

Pas zbardhjes së bisedave, Prokuroria urdhëroi edhe arrestimin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat