Rama në Kore të Jugut, diskuton për bashkëpunimin në teknologji, IA dhe turizëm

Shqipëria

Rama në Kore të Jugut, diskuton për bashkëpunimin në teknologji, IA dhe turizëm

Më: 20 maj 2026 Në ora: 13:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me homologun e tij të Koresë së Jugut, Kim Minseok.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se në këtë takim u fol për 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Pos tjerash, sipas kryeministrit shqiptar, në takim u diskutua edhe për ngjashmëritë e historive të dy vendeve dhe bashkëpunimin e mëtejshëm, me fokus teknologjinë, Inteligjencën Artificiale dhe turizmin.

Postimi i plotë

Seul, Kore e Jugut - Me Kryeministrin e Republikës së Koresë, Kim Minseok, u fol për 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ngjashmëritë e historive tona dhe bashkëpunimin e mëtejshëm, me fokus teknologjinë, Inteligjencën Artificiale dhe turizmin

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat