Aksident në aksin Fier-Seman, dy të plagosur

Shqipëria

Aksident në aksin Fier-Seman, dy të plagosur

Më: 24 qershor 2026 Në ora: 15:08
Fotoilustrim

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier–Seman, në afërsi të lagjes “Afrim i Ri”, ku një automjet është përplasur me një kamionçinë.

Si pasojë e përplasjes, dy shtetas kanë mbetur të lënduar lehtë.

Ata kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Policisë Rrugore dhe ekspertë të qarkullimit, të cilët po punojnë për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat