Nga skandalet e AKSHI-t, tek Vlora Hyseni! Protestuesit mesazh në Bulevard: Arrestoni Ramën

Shqipëria

Nga skandalet e AKSHI-t, tek Vlora Hyseni! Protestuesit mesazh në Bulevard: Arrestoni Ramën

Më: 26 shtator 2026 Në ora: 20:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, qytetarët vijuan marshimin në Bulevard, në ditën e 119-të të protestave kundër qeverisë Rama.

Protestuesit u ndalën gjatë marshimit për të përcjellë edhe me shkrim mesazhin e tyre të mbrëmjes.

Në Bulevard ata shkruan thirrjen: “Arrestoni Ramën!”

Marshimi vijoi në kuadër të protestës së përnatshme, ndërsa qytetarët shprehën kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë dhe kërkesat e tyre për ndryshim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat