Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka komentuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke e cilësuar atë të vonuar dhe të pamjaftueshme përballë situatës së krijuar në vend.
Në një intervistë për “Ora News”, Mziu tha se Këshilli i Sigurisë duhet të ishte mbledhur më herët dhe se Presidenti i Republikës duhej të kishte reaguar për zhvillimet që lidhen me institucionet e sigurisë kombëtare, përfshirë SHISH-in dhe AKSH-in.
“Duhet të kishte qenë një mbledhje më e shpejtë, duhet të kishte qenë një reagim ndoshta edhe përpara sesa të ishte SPAK-u ai që ndërmerrte një veprim të tillë”, u shpreh Mziu.
Ai pretendoi se situata e krijuar në institucionet e sigurisë kërkon një mbledhje përtej procedurave të zakonshme, duke kërkuar edhe përfshirjen e opozitës dhe aktorëve të tjerë politikë.
Sipas Mziut, objektivi nuk duhet të jetë vetëm ndëshkimi i personave që mund të rezultojnë përgjegjës, por edhe rikthimi i besimit të qytetarëve te institucionet.
“Duhet të dilte përtej rangut të zakonshëm, duhet të ishin dhe përfaqësues të opozitës apo përfaqësues të tjerë, për të gjetur një zgjidhje dhe për të shkuar jo vetëm për të marrë dënimin e merituar persona të cilët e kanë konsideruar shtetin si një kopsht privat, por për të gjetur një zgjidhje”, tha ai.
Duke u ndalur te çështja e Vlora Hysenit, Mziu tha se emërimi i saj në drejtimin e SHISH-it, sipas tij, duhet të ishte trajtuar me më shumë kujdes. Ai përmendi edhe të dhënat që, sipas tij, janë diskutuar në Komisionin e Sigurisë lidhur me pajisjen ose jo të saj me certifikatë sigurie.
“Të kesh një kryetare të SHISH-it pa një certifikatë sigurie dhe me një background të kaluar ku ishte shkarkuar, besoj që nuk e kishte luksin Shqipëria”, u shpreh deputeti i PD-së.
Mziu e cilësoi situatën aktuale si “majën e ajsbergut” të problematikave që, sipas tij, janë evidentuar prej disa vitesh. Ai tha se pret nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë një reagim më të gjerë, duke e lidhur këtë edhe me imazhin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.
Deputeti demokrat ngriti gjithashtu pretendime për përdorimin e të dhënave dhe institucioneve të sigurisë për interesa politike dhe ekonomike. Duke iu referuar informacioneve të publikuara në media, ai përmendi edhe pretendime për ndërhyrje në funksionimin e radarëve dhe komunikime me grupe kriminale.
Mziu tha se, përballë këtyre zhvillimeve, nevojitet një zgjidhje politike që, sipas tij, do të rikthente besimin e qytetarëve te institucionet. Ai përsëriti qëndrimin e tij për një qeveri teknike dhe zgjedhje, duke e paraqitur këtë si rrugën që opozita e sheh për daljen nga situata aktuale.
Xhelal Mziu: Duhet tëkishte qenë një mbledhje më e shpejtë, duhet të kishte qenë një reagim ndoshta edhe përpara sesa të ishte SPAK-u ai që ndërmerrte një veprim të tillë, sepse ajo se çfarë ka ndodhur po themi me Vlora Hysenin apo me SHISH-in, apo me AKSH-in, apo në të gjitha fushat e ndryshme të cilët kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, duhet të ishte sensibël po themi për Presidentin e Republikës për të reaguar.
Sidoqoftë, po prapë, pavarësisht se mblidhet sot, kjo mbledhje e sigurisë kombëtare duhet të kishte qenë përtej atij protokolli të zakonshëm, sepse Shqipëria është kthyer në një situatë, po themi, si kartelet e drogës, dhe besoj që nuk ka moral as kryeministri dhe as Presidenti i Republikës, sepse çdo shqiptar e dinte, po themi, veprimet që kryente koordinatori midis kryeministrit dhe grupeve kriminale, por dhe institucioneve të brendshme. Pra, [e pakuptueshme], veprime që kryente me AKSH-in, që është ndërkombëtarizuar kjo çështje, veprime që kryente po themi me SHISH-in, dhe ndërkohë veprime që kryente me katër drejtues të Ministrisë së Brendshme ose ministrat e Ministrisë së Brendshme të cilët ishin shkarkuar sepse nuk kishin plotësuar ndoshta ndonjëherë kapriçot e tij në koordinimin midis grupeve kriminale.
Pra çfarë dua të them që është e vonuar, është e paplotë, dhe në situatën të cilën po kërkon Shqipëria, duhet të dilte përtej rangut të zakonshëm, duhet të ishte po themi dhe përfaqësues të opozitës apo përfaqësues të tjerë, për të gjetur një zgjidhje dhe për të shkuar, jo vetëm për të marrë dënimin e merituar persona të cilët e kanë konsideruar shtetin si një kopsht privat apo luftë shtrigash brenda llojit apo me opozitën, por për të gjetur një zgjidhje dhe njëherë që e vetmja zgjidhje është për të shkuar në një zgjedhje reale të qytetarëve, pra për të patur një qeveri teknike dhe ndërkohë për të garantuar ose për të kthyer besimin e qytetarëve tek institucionet, në të cilën sot është tronditur më shumë se kurrë.
Nuk besoj që është një gjë ose një rrufe në qiell të pastër, sepse Vlora Hyseni ishte shkarkuar në Kosovë, nuk besoj që Shqipëria kishte nevojë për të eksportuar po themi një person jashtë Shqipërisë, pavarësisht po themi kombësisë së saj. Ishte një zgjedhje personale, madje një zgjedhje e paramenduar e kryeministrit dhe ishte e paramenduar për t'i bërë në një farë mënyre dhe një luftë qeverisë së Kosovës. Ishte e paramenduar sepse ishte një person e akuzuar po themi për marrëdhënie që kishte me Serbinë dhe,pra çfarë do të thotë që kryeministri e ka përzgjedhur.Po besoj që... që ka ndodhur shkarkimi në Kosovë besoj e di çdo shqiptar. Pra, që është akuzuar po themi nga qeveria Kurti, për shkarkimin e saj, po prapë këtë e di çdo shqiptar. Që opozita e ka denoncuar ka dy-tre vite, besoj e di çdo shqiptar. Dhe kjo që ka ndodhur është thjesht ajo maja e ajsbergut e kësaj situate që ka ndodhur ndër këto vite. Dhe besoj që po prapë që ka informacione, unë nuk jam i sigurt, por të gjithë ato të cilët janë te komisioni i sigurisë, thonë që ajo ka marrë një certifikatë sigurie, ose më saktë që nuk ka një certifikatë sigurie.
Pra të kesh një kryetare të SHISH-it pa një certifikatë sigurie dhe me një, me një background po themi të kaluar ku ishte shkarkuar, besoj që nuk e kishte luksin Shqipëria sepse ka potenciale të jashtëzakonshme në Shqipëri për të luajtur rolin e kryetarit apo kryetares së SHISH-it e mjaft funksioneve të tjera. Pra unë pres që kjo mbledhje e sotme të ketë një reagim përtej asaj normales për shkak të situatës që kalon Shqipëria, por jam absolutisht skeptik sepse është një lloj si ajo deklarata.
Një reagim të tipit për të dalur dhe njëherë përtej atij portofolit të përfaqësimit të sigurisë kombëtare dhe ndërkohë për të rregulluar atë imazhin e prishur të Shqipërisë sepse mos harrojmë se është anëtare e NATO-s dhe aq më tepër që përfolet që dhe në takimet ndërkombëtare që ka bërë ka mjaft zëra të cilët e akuzojnë për marrëdhëniet me Rusinë apo me Serbinë apo të tjerë të cilët e kanë prishur jo pak imazhin e Shqipërisë. Pra pritshmëria është shumë e lartë por skepticizmi është pothuajse në të njëjtën lartësi për shkak të reagimit të kryeministrit.
Mjafton po të shohësh ditën e djeshme.Po kur nga ato pak informacione që kanë dalur në media, kur ajo i thotë që, pse të mos fikim radarët për çunat që do të bëjnë trafikun, apo atë betejën që bëhet midis grupeve të brendshme apo betejën që bëhet ndaj opozitës, nuk besoj që është një gjë normale.
Aq më tepër kur një dorë, siç është koordinatori, kontrollonte 100% SHISH-in, kontrollonte 100% AKSH-in, kontrollonte 100% grupet kriminale dhe ndërkohë ishte personi i akredituar nga Rama për të luajtur këtë rol. Pra përdorimi i këtyre të dhënave është përdorur jo vetëm për interesa po themi ekonomike, por edhe për interesa të luftës midis pozitës dhe opozitës, po pse jo dhe grupeve të brendshme të cilët për interesat e ngushta të tyre janë kthyer në një betejë, siç ishte po themi që thonin që Bela është me Taun, apo nëse Tau do shkonte kryetar parlamenti apo të tjerë elementë të cilët e konsiderojnë Shqipërinë.