Shtatë ditë protesta kundër qeverisë/ Pas përplasjeve të ashpra, çfarë pritet të ndodhë sonte në Tiranë

Shqipëria

Shtatë ditë protesta kundër qeverisë/ Pas përplasjeve të ashpra, çfarë pritet të ndodhë sonte në Tiranë

Më: 19 tetor 2026 Në ora: 10:05
Foto nga protesta në Tiranë

Protestuesit pritet të mblidhen për të shtatën ditë radhazi në rrugët e Tiranës, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ditët e tjera të protestës janë shoqëruar me tensione të larta dhe përplasje të ashpra mes demonstruesve dhe policisë.

Gjatë tubimeve, protestuesit kanë sulmuar me gurë institucione të ndryshme, duke përshkallëzuar situatën në kryeqytet.

Pritet që edhe protesta e radhës të zhvillohet në një klimë të tensionuar, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë situata dhe nëse do të ketë përplasje të reja mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat