Ndërpritet energjia elektrike në Spitalin e Traumës, e gjithë struktura në errësirë për dy minuta

Shqipëria

Ndërpritet energjia elektrike në Spitalin e Traumës, e gjithë struktura në errësirë për dy minuta

Më: 19 tetor 2026 Në ora: 20:47
Spitali i Traumës

Një problem me energjinë elektrike është regjistruar pasditen e kësaj të hëne, rreth orës 19:30, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Për rreth dy minuta, e gjithë struktura spitalore ka mbetur pa energji elektrike, e cila është rikthyer menjëherë pas kësaj.

Kujtojmë se në Spitalin e Traumës trajtohen personat e lënduar gjatë protestave, efektivët e policisë.

Po ashtu edhe pacientët që paraqiten për raste urgjente, përfshirë aksidentet apo plagosjet nga të shtënat me armë zjarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat