Karikatorë fishekzjarresh zbrazen ndaj policisë nga protestuesit

Shqipëria

Karikatorë fishekzjarresh zbrazen ndaj policisë nga protestuesit

Më: 24 tetor 2026 Në ora: 16:58
Pamje nga protesta

Gazi lotsjellës ka përfshirë sheshin “Skënderbej” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në ditën e 12-të të protestës.

Protestuesit po tentojnë të riorganizohen për të rinisur marshimin drejt Kryeministrisë, por po shpërndahen nga efektivët e policisë me gaz lotsjellës.

Nisur nga kjo, karikatorë fishekzjarresh nga protestuesit zbrazen ndaj policisë tek zona pranë piramidës 

Më herët, protestuesit qëlluan me mjete të forta godinën e Bashkisë së Tiranës, duke thyer dritaret e institucionit.

Numri i protestuesve këtë të shtunë është i konsiderueshëm, çka e bën më të vështirë për “blutë” shpërndarjen totale të turmës.

vijon...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat