Microsoft dëshiron aplikacionet Android në Windows 10

Teknologji

Microsoft dëshiron aplikacionet Android në Windows 10

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 16:52
Windows

Microsoft po punon pushim në mënyrë që Windows 10-ta të jetë kombinimi perfekt për telefonin tuaj Android dhe informacionet e fundit që vinë nga gjiganti i Windows janë pozitive.

Një burim anonim thotë se gjiganti i softuerit dëshiron që aplikacionet Android të ofrohen direkt në Microsoft Store.

Sipas Windows Central, Microsoft po eksperimenton me aplikacionet Android në Microsoft Store dhe pritet të shfaqen gjatë vitit të ardhshëm por pa një afat të caktuar.

Është një informacion me rëndësi të madhe që tregon sesa shumë Microsoft dëshiron të punojë me Android. Në fillim kompania lançoi aplikacionin Your Phone për desktop ku përdoruesit e telefonëve Android mund të shikonin mesazhe me tekst, imazhet dhe njoftimet që vinin në Android.

Raporti nuk ndalet vetëm tek Android duke hyrë më thellë në planet e kompanisë e cila ka planifikuar edhe një ridizajnim të ndërfaqes së Windows 10-ës.

Gjithashtu në 2021 kompania po përgatitet për lançimin e shërbimi Cloud PC që mund të provojë një konkurrent i denjë i Chrome OS.

Sidoqë të shkojnë planet e kompanisë, 2021 duket një vit i madh për Microsoft por edhe fansat e Windows.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat