Si të bësh blerje në Reels? Instagrami e kthen aplikacionin në një katalog

Teknologji

Si të bësh blerje në Reels? Instagrami e kthen aplikacionin në një katalog

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 18:54
Ilustrim

Instagram po shton përmbajtjen “shopping” në aplikacionin e tij, duke i bërë blerjet online më të thjeshta se kurrë. Sot, kompania njoftoi se blerjet mund të kryhen edhe në Reels, një opsion i ri i frymëzuar nga TikTok.

Rrjeti i famshëm social njoftoi një provë të kësaj karakteristike në tetor, ndërsa tanimë gjithçka është bërë realitet. Bizneset dhe krijuesit do të jenë në gjendje të etiketojnë produktet kur krijojnë Reels dhe shikuesit mund të klikojnë mbi etiketime për t'i blerë ose ruajtur produktet e preferuara. Një etiketë me përmbajtje të markave (branded content) është gjithashtu në dispozicion për ndikuesit (influencers) që paguhen për postimet e tyre. Me këtë risi, Instagram tani i ka bërë blerjet të disponueshme në çdo format në aplikacion - Feed, Stories, IGTV dhe Live.

Blerjet janë të rëndësishme për Instagram-in dhe Facebook-un. Reklamat janë mënyra kryesore që të dyja platformat bëjnë para, por blerja paraqet një mundësi për të përfituar nga tarifat e shitjeve. Në rastin e Instagramit, njerëzit tashmë kërkojnë frymëzim prej produkteve që shohin, kështu që duke u dhënë atyre mundësinë për të blerë direkt nga aplikacioni, e modernizon atë proces. Madje, aplikacioni ridizenjoi plotësisht faqen kryesore për të theksuar blerjet dhe Reels.

Ndërkohë, TikTok po bashkëpunon me Shopify për të nisur veçori të reja të blerjeve, duke përfshirë një provë që do të lejonte përdoruesit e Shopify të etiketojnë dyqanet në videot e tyre me një buton "bli tani".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat