Twitter do të etiketojë dhe do të fshijë informatat e rreme në lidhje me Covid-19

Teknologji

Twitter do të etiketojë dhe do të fshijë informatat e rreme në lidhje me Covid-19

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Të gjitha platformat sociale duket të jenë bërë mjaftë aktive në fshirjen e postimeve, këtë herë, e ka radhën Twitter.

Twitter ka lajmëruar të mërkurën se që në fillimin e javës së ardhshme, ata do të modelojnë dhe në disa raste të fshijnë informacionet e rreme në lidhje me vaksinat e Covid-19

Twitter tha se ata specifikisht do të ndërmarrin aksion ndaj postimeve në lidhje me besëtytnitë se vaksina do të përdoret për të kontrolluar popullin

Postimet që do të fshihen pa paralajmërim do të jenë gjithashtu postimet që proklamojnë se vaksina është e rreme dhe se virusi nuk është i vërtetë.

Kompania ka thënë gjithashtu se që në fillim të vitit 2021 do të vendos etiketime ose paralajmërime për postimet që japin informacione jashtë kontekstit dhe thashetheme në lidhje me vaksinat.

Kjo vjen pasi që Fackebook më herët gjatë këti muaji ka lajmëruar se do të filloj fshirjen e informatave të gabuara dhe të rreme në lidhje me vaksinën e koronavirus.

Kjo po bëhet në mënyrë që teoritë konspirative të mos përhapen dhe të mos dëmtojnë shëndetin publik duke i shtyrë njerëzit të mos duan të vaksinohen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat