Skype merr tiparin e ri Together, shfaq 49 pjesëmarrës në një ekran të vetëm

Teknologji

Skype merr tiparin e ri Together, shfaq 49 pjesëmarrës në një ekran të vetëm

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Thirrjet me video në Skype po përmirësohen këtë javë me një Modalitet të ri të quajtur Together. Tipari i ri në Skype është frymëzuar nga Teams nga Microsoft.

Karakteristika e re e cila është në dispozicion me përditësimin më të fundit në Windows, Mac, Linux dhe në internet, Together përdor inteligjencën artificiale për të vendosur pjesëmarrësit e një takimi me video në një prapavijë të përbashkët, ashtu si të ishin në të njëjtën dhomë.

Përveç kësaj mënyre të re me funksionin Together, Skype po merr gjithashtu një modalitet të quajtur Large Grid që mund të shfaqë deri në 49 pjesëmarrës të takimeve në të njëjtën kohë në një ekran të vetëm.

Kjo është një tjetër tipar që bëri debutimin e saj në Teams të Microsoft dhe është interesante të shihet se siMicrosoft po përpiqet të arrijë një lloj barazie funksionesh midis dy aplikacioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat