Instagrami mbyll llogarinë e nipit të ish-presidentit Kennedy, Robert F.Kennedy Jr

Teknologji

Instagrami mbyll llogarinë e nipit të ish-presidentit Kennedy, Robert F.Kennedy Jr

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 17:54
Robert F.Kennedy Jr

Instagrami të mërkurën ka mbyllur llogarinë e aktivistit i cili është anti vaksinës Covid-19, Robert F.Kennedy Jr.

“Kemi larguar këtë llogari për shkak të shpërndarjeve të përsëritshme me përmbajtje kundër vaksinës së koronavirusit”, ka thënë një person përgjegjës folës nga Facebook-u që zotëron Insagramin, në një deklaratë.

Ai ka folur edhe në Kongres për t’i liruar prindërit nga kërkesat e shtetit që të vaksinojnë fëmijët e tyre. Demokrati minimizon pikëpamjet e tij kundër vaksinës duke thënë se ai në të vërtetë është në favor të vaksinave të sigurta dhe duke theksuar se të gjithë fëmijët e tij janë vaksinuar, shkruan CNN.

Faqja e Kennedyt në Facebook me më shumës e 300, 000 ndjekës ishte akoma aktive në kohën e publikimeve. Kompania tha se nuk e kishin në mendje që ta mbyllnin faqen në atë kohë.

Mbrojtja Shëndetësore e Fëmijëve, grupi jofitimprurës tha se nuk mund të komentonte menjëherë mbi veprimet e Instagram.

Facebook ka luftuar për vite me radhë për të hequr dezinformomini e vaksinave dhe njoftoi edhe një përpjekje tjetër për ta bërë këtë në fillim të kësaj jave.

Të hënën, kompania njoftoi disa mënyra se si planifikon të luftojë më mirë dezinformomini e vaksinës, duke përfshirë vështirësimin e gjetjes së llogarive përmes kërkimeve në Instagram në pronësi të Facebook që dekurajojnë njerëzit të vaksinohen.

Njoftimi vjen një ditë pasi CNN Business raportoi se Instagram vazhdoi të shfaqte në mënyrë të dukshme llogari anti-vaksinë në rezultatet e kërkimit, ndërsa grupet e Facebook kundër vaksinave mbetet e lehtë për t'u gjetur. Përfundimet ngritën shqetësime midis ekspertëve të shëndetit publik, duke pasur parasysh që Shtetet e Bashkuara janë në mes të vaksinave më të mëdha ndonjëherë për të adresuar pandeminë e koronavirusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat