Një kompani polake shpik sensorin që zbulon COVID-19 për më pak se 10 sekonda

Teknologji

Një kompani polake shpik sensorin që zbulon COVID-19 për më pak se 10 sekonda

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 15:27
Sensori që zbulon COVID-19 për më pak se 10 sekonda

Kompania polake ML System ka zhvilluar një sensor që mund të zbulojë COVID-19 për më pak se 10 sekonda.

Presidenti i ML System, Dawid Cycon, tha se kompania ka përfunduar testet e saj paraprake.

“Ne kemi marrë miratimin nga komiteti mjekësor i bioetikës për të kaluar në fazën e testimit në tampona dhe, shumë shpejt, ne presim që të kemi rezultate në lidhje me ndjeshmërinë dhe zbulueshmërinë e pajisjes”, theksoi ai.

Presidenti polak, Andrzej Duda, i cili vizitoi fabrikën e ML System, tha se pajisja “është një burim krenarie e madhe për të gjithë vendin”.

“Sot ne paraqesim produktin më të ri të kompanisë, krejtësisht të jashtëzakonshëm, veçanërisht në kohërat e vështira të sotme, kur prekemi nga pandemia COVID-19”, tha presidenti Duda, duke shtuar se sensori mund të zbulojë grimcat COVID-19 në frymëmarrje si dhe në një numër substancash të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat