Microsoft i jep fund asistentit virtual Cortana

Teknologji

Microsoft i jep fund asistentit virtual Cortana

Më: 4 prill 2021 Në ora: 15:08
Foto ilustruese

Cortana, asistenti virtual i Microsoft dizajnuar për të konkurruar me Apple Siri dhe Google Assistant do të tërhiqet nga platformat mobile.

Tani e tutje do të përqendrohet tek produktiviteti në Windows 10, Outlook dhe Teams. Një hashtag #RIPCortana po përdoret në rrjetin social Twitter.

Nga ana tjetër lajmi përkon së bashku me një ndryshim në Apple siri kur zëri i femrës nuk do të jetë i vetmi. Përdorimi i zërit të një femre në asistentët virtual ka qenë kontrovers.

Cortana lançuar në 2014-ën për telefonët Windows mori emrin nga seritë shumë popullore të lojërave Halo. Tre vite më pas Microsoft braktisi sistemin operativ mobil edhe pse Cortana mbeti i disponueshëm në iPhone dhe Android.

Vdekja e asistentit virtual për pjesën më të madhe të platformave u bë e ditur që në Verën e vitit të kaluar e madje Microsoft e tërhoqi edhe nga altoparlantët Harman Kardon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat