Facebook me probleme

Teknologji

Facebook me probleme

Më: 30 prill 2021 Në ora: 19:04
Facebook

Facebook është duke hasur në disa probleme këtë të premte. Janë të shumtë përdoruesit që kanë raportuar ndërprerje me aplikacionin dhe versionin website, ku pretendohet se kanë pushuar së punuari.

Sipas raportimeve, ndërprerja ka nisur që në mëngjes në disa vende. Deri më tani nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë problem.

Disa përdorues raportuan më vonë probleme me aplikacionet që janë të lidhura me shërbimet e Facebook si WhatsApp dhe Instagram.

Mediat britanike shkruajnë se disa përdorues kishin probleme në hyrjen në llogarinë e tyre.

Një pjesë tjetër raporti probleme me shfaqjen e postimeve. Problemet me Facebook-un vijnë në një kohë kur ndaj kësaj kompanie dhe Twitter-it është përgatitur një bojkot për shkak të dështimit të dy gjigandëve teknologjik në luftën kundër racizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat