Microsoft jep lajmin e mirë për punëtorët

Teknologji

Microsoft jep lajmin e mirë për punëtorët

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 21:48
Microsoft

Microsofti ka bërë të ditur se do t’i japë stafit të tij jo-ekzekutiv një bonus në vlerë prej 1,500 dollarësh për punën që ka bërë gjatë pandemisë.

Kompania ka thënë për BBC-në se ky është një akt simbolik i vlerësimit të punës së bërë “gjatë një viti unikisht sfidues”.

“Jemi krenarë të falënderojmë të punësuarit tanë me një dhuratë monetare”, ka thënë një zyrtar i Microsoftit.

Në tremujorin e parë të vitit 2021, fitimet e Microsoftit janë rritur për 38% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Siç është bërë e ditur, punonjësit e gjigantit të teknologjisë në pozitat më poshtë se zëvendëspresidenti, e të cilët i janë bashkuar Microsoftit jo më vonë se 31 marsi i vitit 2021, do të pranojnë dhuratën monetare. Këtu do të përfshihen edhe punëtorët me punë të pjesshme.

Microsofti nuk është kompania e vetme e cila i shpërblen punëtorët për punën gjatë pandemisë. Në mars të vitit 2020, Facebookut u kishte dhënë punëtorëve të saj nga 1,000 dollarë bonuse për t’i ndihmuar ata që të përballojnë shpenzimet e rritura si pasojë e pandemisë.

Edhe Google dhe Amazon kishin bërë veprime të ngjashme vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat