Amazon, probleme në gjithë botën

Teknologji

Amazon, probleme në gjithë botën

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 14:58
Amazon

Konsumatorët në mbarë botën sot në mëngjes kanë pasur probleme me qasjen në platformën online Amazon.com, ndërsa kompania njoftoi se ndërkohë e ka zgjidhur problemin.

Sipas faqes ”Dawn Detector”, shërbimet online të Amazonit ishin ndërprerë për gati dy orë, ndërsa më shumë se 38.000 përdorues njoftuan se kishin probleme me qasjen në dyqanet e Amazonit.

Problemi së pari u shfaq mbrëmë në SHBA dhe mëngjesin e sotëm në pjesën më të madhe të botës.

”Disa shfrytëzues kishin probleme të përkohshme me blerjet. Ne e kemi zgjidhur çështjen dhe tani po punojmë normalisht”, deklaroi një zëdhënës i Amazon, por ai refuzoi të komentonte arsyet e ndërprerjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat