Google gjobitet nga Franca me 500 milionë euro

Teknologji

Google gjobitet nga Franca me 500 milionë euro

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 11:30
Foto Ilustrim

Mbikëqyrësi antitrust i Francës e ka gjobitur gjigantin teknologjik, Google, me 500 milionë euro për mosrespektimin e plotë të urdhrave të përkohshëm, që rregullatori i kishte dhënë me radhë me botuesit e lajmeve të vendit.

Google duhet të dalë me propozime brenda dy muajve të ardhshëm se si do t’i kompensojë agjencitë e lajmeve dhe botuesit e tjerë për përdorimin e lajmeve të tyre. Nëse nuk e bën atë, kompania do të përballet me gjoba shtesë deri në 900.000 euro në ditë, shkruan Reuters.

Zyrtarët e kompanisë Google thonë se janë të zhgënjyer nga ky vendim.

“Ne kemi vepruar me mirëbesim gjatë gjithë procesit. Gjoba injoron përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje dhe realitetin se si funksionojnë lajmet në platformat tona,” shprehet një zëdhënës i Google.

Botuesit e lajmeve APIG, SEPM dhe AFP e akuzojnë kompaninë e teknologjisë se nuk kanë arritur të hapin bisedime me mirëbesim me ta për të gjetur gjuhë të përbashkët për shpërblimin e përmbajtjes së lajmeve në internet, sipas një direktive të fundit të Bashkimit Evropian që krijon të ashtuquajturat “të drejta fqinje”.

“Deri më sot, Google është e vetmja kompani që ka njoftuar marrëveshje mbi të drejtat fqinje,” shton zëdhënësi i Google.

Çështja ka të bëjë me shkeljen e urdhrave të përkohshme nga ana e Google, të cilat janë ta lëshuara nga autoriteti antitrust, i cili kërkoi që biseda të tilla të zhvilloheshin brenda tre muajsh me çdo botues të lajmeve që i kërkonte ato.

“Kur autoriteti vendos një detyrim për një kompani, ajo duhet të veprojë me përpikëri, si në fjalë ashtu edhe në letër. Këtu, për fat të keq rasti nuk ishte i tillë”, deklaroi shefja e antistrust-it, Isabelle de Silva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat