Opsione të votës pro dhe kundër të Twitter për Reddit

Teknologji

Opsione të votës pro dhe kundër të Twitter për Reddit

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 19:42
Twitter

Disa përdorues të Twitter në iOS kanë filluar të shohin një buton të ri i cili ngjan shumë me butonin të votës kundër në Reddit.

Është eksperimenti më i fundit i rrjetit social dizajnuar për t’i dhënë më shumë informacione atyre që postojnë dhe replikojnë shumë në Twitter se çfarë replikash preferojnë përdoruesit.

Përdoruesit kanë vënë re disa opsione të ndryshme me sistemin e ri. Disa shohin butonin e votës pro dhe kundër, disa të tjerë vetëm opsionin e votës kundër ngjitur me opsionin e pëlqimit të Twitter. Një version i tretë tregon përdoruesve ikonat e gishtit lart dhe poshtë.

Votat pro do të shfaqen si pëlqime. Momentalisht votat pro dhe kundër nuk do të ndryshojë renditjen e replikave siç bën Reddit duke shtyrë drejt fundit ato që disaprovohen më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat