Tregu i kriptomonedhave shtoi 114 miliardë dollarë vlerë në 24 orë

Teknologji

Tregu i kriptomonedhave shtoi 114 miliardë dollarë vlerë në 24 orë

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Ditën e Dielë bitcoin u ngjit në 39 mijë dollarë për herë të parë që prej muajit Qershor. Në këto momente që shkruajmë bitcoin këmbehet me 38,089 dollarë, një rritje me 11% vetëm në 24 orët e fundit.

Ky nivel u arrit vetëm më 16 Qershor kur bitcoin këmbehej me 39,554 dollarë. Rritja e kriptomonedhës më popullore në botë ndihmoi edhe monedhat tjera si ether me 5.9% në 2,299 dollarë.

Mbarë sektori i kriptomonedhave u rrit me 114 miliardë dollarë në 24 orët e fundit. Rritja vjen pas një shitjeje masive që dërgoi bitcoin nën 30 mijë dollarë dhe nxitur frikën se mund të bjerë akoma më poshtë.

Pak ditë më parë CEO i Tesla tha se kompania e tij mund të rifillojë pagesat në bitcoin në momentin që kriptomonedha të reduktojë mbështetjen në energji gjeneruar nga hidrokarbure.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat