IPKO edhe një herë është dëshmuar si ofruesi më i besuar i shërbimeve të telekomunikimit

Teknologji

IPKO edhe një herë është dëshmuar si ofruesi më i besuar i shërbimeve të telekomunikimit

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 13:19
IPKO

Me rritjen e shumëfishtë të numrit të konsumatorëve dhe trafikut gjatë muajve të verës, IPKO ka ruajtur stabilitetin dhe superioritetin e rrjetit

IPKO ka parë një rritje të numrit të përdoruesve në të gjitha segmentet e saj gjatë verës, duke miratuar superioritetin markës së saj dhe ofrimin e shërbimeve të shkëlqyera.

Përdoruesit e shërbimeve të telefonisë mobile janë rritur ndjeshëm dhe IPKO aktualisht po i shërben më shumë se 900 mijë përdoruesve aktiv.

Bashkatdhetarët që vizituan Kosovën gjatë ditëve të verës, kanë treguar besimin e tyre në markën IPKO, edhe këtë vit, ose duke blerë një numër IPKO ose duke u lidhur me rrjetin IPKO. Përveç kësaj, 150 mijë bashkatdhetarë të tjerë që vizituan Kosovën, janë lidhur me rrjetin IPKO, gjë që e rrit numrin aktual në më shumë se 1 milion përdorues.

IPKO vazhdon të zgjerojë rrjetin e saj të përdoruesve të shërbimeve të telefonisë mobile, duke ofruar rrjetin më të qëndrueshëm, si dhe internetin më të mirë dhe më të shpejtë në telefoninë mobile. Me shtrirjen më të gjerë të rrjetit celular dhe mbulimin 4G, IPKO ka parë një rritje të përdorimit të internetit të telefonisë mobile për 84%, gjatë verës dhe rritje të thirrjeve për më shumë se 500 mijë minuta. Kjo, mbështet edhe më shumë faktin se bashkatdhetarët tanë zgjedhin IPKO si ofruesin e tyre numër një kur janë në territorin e Kosovës, por edhe kur vizitojnë rajonin.

Përveç ofrimit të stabilitetit dhe cilësisë, kjo rritje e përdorimit të internetit të telefonisë mobile është gjithashtu një reflektim i disponueshmërisë së disa prej ofertave më tërheqëse në treg që IPKO ka krijuar për të qenë të përshtatshme për dëshirat dhe nevojat e secilit, qoftë për përdorim në Kosovë ose gjatë udhëtimeve jashtë vendit.

IPKO është gjithashtu një nga markat më të besuara kur bëhet fjalë për shërbimet fikse si interneti dhe televizioni digjital.

Përdoruesit e internetit janë shtuar për 17%, gjatë verës. Me shpejtësi interneti deri në 300Mbps, dhe me mbulim të 90% të territorit të Kosovës, IPKO plotëson të gjitha nevojat e klientëve për një internet të shpejtë dhe të qëndrueshëm.

IPKO është gjithashtu e pranishme në më shumë se 50% të të gjitha familjeve në vend me shërbime të televizionit digjital, me rritje të konsiderueshme të përdoruesve të rinj gjatë kësaj vere.

Pavarësisht nga kjo rritje e numrit të përdoruesve, përdorimit të internetit të telefonisë mobile, rritjes së thirrjeve dhe përdorimit te internetit në roaming, IPKO ruajti epërsinë e saj duke siguruar rrjet të qëndrueshëm dhe të pandërprerë, duke ofruar stabilitet për klientët e tij dhe duke i qëndruar besnik besimit të tyre që ata i vënë markës IPKO.

IPKO është ofruesi i vetëm i shërbimeve të telekomunikimit në Kosovë që ka infrastrukturën më moderne, në linjë me zhvillimet e fundit të teknologjisë, e cila ofron stabilitet, siguri dhe komoditet në përdorimin e shërbimeve të IPKO pa ndërprerje.

IPKO do të mbetet e fokusuar tek klientët dhe do të vazhdojë të investojë në ruajtjen e stabilitetit superior të rrjetit si dhe kujdesin ndaj klientit, të cilat janë avantazhet kryesore të IPKO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat