Google dhe Apple tërheqin aplikacionin në përkrahje të Navalnyt, pas kërkesës së Rusisë

Teknologji

Google dhe Apple tërheqin aplikacionin në përkrahje të Navalnyt, pas kërkesës së Rusisë

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 07:59
Foto ilustrim

Google dhe Apple kanë hequr aplikacionin taktik të votimit të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, nga platformat e tyre, pasi Rusia akuzoi firmat e teknologjisë amerikane për ndërhyrje në punët e saj të brendshme.

Rusia shkon në votime sot, për të zgjedhur një parlament të ri në një votim tre-ditor, që partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, pritet të fitojë pavarësisht rënies së vlerësimeve pas goditjes më të madhe ndaj kritikëve të Kremlinit në vite.

Aleatët e Navalny, kundërshtari më i ashpër i presidentit Vladimir Putin, planifikuan të përdorin aplikacionin celular për të organizuar një fushatë taktike votimi për t’i dhënë një goditje Rusisë së Bashkuar.

Rusia kërkoi këtë muaj që Apple dhe Google të heqin aplikacionin nga dyqanet e tyre, duke thënë se një refuzim për ta bërë këtë do të trajtohej si ndërhyrje në zgjedhjet e saj parlamentare.

Apple dhe Google nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave, raporton YahooNews.

Ivan Zhdanov, një aleat i Navalny me bazë jashtë vendit, tha se heqja ishte censurë politike.

Aplikacioni tani nuk është i qasshëm në Rusi, megjithatë vazhdon të funksionojë jashtë territorit të Rusisë.

Ky veprim po kritikohet nga përdoruesit dy gjigantëve teknologjik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat