Instagram dhe Messenger vijnë me risinë e re

Teknologji

Instagram dhe Messenger vijnë me risinë e re

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 22:55
Instagram dhe Messenger bashkojnë grupet e bisedave

Pas lançimit të opsionit të ri gjatë vitit të shkuar i cili lejonte komunikimin mes përdoruesve të Instagramit dhe Messengerit, pa qenë nevoja të shkarkonin programet respektive, Facebook vjen me një ndryshim të ri.

Tashmë ky opsion do të jetë i përdorshëm edhe për grupet e bisedave.

Përveç shkëmbimit të mesazheve, mund të përdoren sondazhet, Watch Together, të shohësh cili nga personat e grupit po dërgon mesazh dhe ngjyra të personalizuara në panel.

Image

Gjithashtu, ata që nuk dëshirojnë të lidhen me kontaktet e tyre në Messenger mund ta çaktivizojnë opsionin për Instagramin dhe anasjelltas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat