Çfarë qëndron pas rënies së Facebook, Instagram dhe WhatsApp– përdoruesit tregojnë për problemet

Teknologji

Çfarë qëndron pas rënies së Facebook, Instagram dhe WhatsApp– përdoruesit tregojnë për problemet

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe WhatsApp nuk janë duke funksionuar prej më shumë se një orë.

Sipas Down Detector, raportimet për probleme filluan sot rreth orës 17. Arsyet për probleme të tri kompanive që janë në pronësi të themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, mbeten të panjohura.

Por, çfarë është error Server 5XX? Përdoruesit e Instagramit kanë raportuar se kanë parë mesazhin që tregonte për problemin në serverin 5XX.

Kodi 5XX do të thotë se problemi është shfaqur për shkak të një defekti në server. Zakonisht ky defekt shfaqet kur serveri nuk mund të përmbush kërkesat e përdoruesve, dhe do të thotë që shfaqet derisa ata që administrojnë serverin nuk arrijnë ta gjejnë problemin.

Gjithashtu është e rëndësishme të merret parasysh që shpesh zinxhiri i serverëve miraton kërkesat e HTTP, kështu që ekziston mundësia që serveri të mos mund ta identifikojë menjëherë problemin.

Sipas ueb-faqes Down Detector, janë zbuluar mbi 600 raportime gjatë periudhës kohore prej 15 minutave – përkatësisht deri më 16:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat