“Kostumi” robotik që shndërrohet në një skuter të motorizuar

Teknologji

“Kostumi” robotik që shndërrohet në një skuter të motorizuar

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Është pjesë e Atoun, kompanisë japoneze si motër e Panasonic, që ka zhvilluar një ekzo-skelet futuristik që mund të transformohet në një mini mjet transportues.

“Veshja” e quajtur Koma 1.5 është dizajnuar që personit që e bartë t’i ndihmojë të bartë pesha të rënda, derisa në terrene të rrafshëta lëviz sikur skuter siç janë hapësirat e mëdha nëpër fabrika dhe depo

Bartësi i “kostumi” mund ta përdor për qëllime të ndryshme nga skuter, e deri në pajisje për transportimin e mallrave me pesha të mëdha.

Sipas informacioneve zyrtare të prodhuesit, ky egzo-skelet robotik mundet në mënyrë automatike të detektoj dhe shmang pengesat.

Megjithatë nuk dihet nëse Atoun planifikon që këtë “kostum” ta vë në prodhim serik. E nëse një gjë e tillë ndodh, do t’i jep një kahje tjetër punës nëpër fabrika dhe depo.
 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat