Facebook-ut i kërkohet të japë informacione për ndikimin e platformave të saj te fëmijët

Teknologji

Facebook-ut i kërkohet të japë informacione për ndikimin e platformave të saj te fëmijët

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 16:41
Sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid, ka thënë se kompania Facebook duhet të tregojë se çfarë di rreth dëmit që shkaktojnë platformat e saj te fëmijet.

Ai u ka thënë të martën ligjvënësve se është “befasuar” kur ka mësuar se një studim i brendshëm i Facebook-ut ka gjetur se 17 për qind e vajzave adoleshente kanë thënë se platforma Instagram – në pronësi të Facebookut - u ka përkeqësuar çrregullimet në ushqim.

Ai ka kritikuar këtë kompani pse nuk ka ndarë studimin me prindër, profesionistë të shëndetit publik dhe politikanë, duke shtuar se “duhet bërë gjënë e duhur” dhe duhet të publikohen informacionet.

Më herët gjatë këtij muaji, ish-punëtorja e Facebook-ut, Frances Haugen, ka akuzuar kompaninë se ka qenë e vetëdijshme për dëmin që u shkaktohet disa adoleshenteve dhe nuk ka qenë shumë e sinqertë në luftën kundër urrejtjes dhe dezinformimit.

Facebook, në anën tjetër, ka thënë se këto pretendime nuk janë të vërteta dhe nuk ka të dhëna për t’i mbështetur ato.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat