E pabesueshme! Tashmë një motoçikletë për të udhëtuar në Hënë

Teknologji

E pabesueshme! Tashmë një motoçikletë për të udhëtuar në Hënë

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 09:53
Motoçikleta

Kanë kaluar 50 vite që nga zbritja e fundit në Hënë, NASA po punon për misionin e ardhshëm që do të dërgojë njerëz në satelitin e Tokës.

Për të lehtësuar lëvizjen e astronautëve që pritet të rikthehen në Hënë brenda kësaj dekade, një kompani ka shpalosur planet për ndërtimin e një motoçiklete që mund të arrijë një shpejtësi deri në 15 km/h.

Motori është dizajnuar dhe realizuar nga kompania gjermane “Hookie” dhe është pagëzuar “Tardigrade”, sipas emrit të një krijese mikroskopike që mund të mbijetojë në kushtet ekstreme të hapësirës.

I pajisur me motor elektrik, mjeti ka një peshë prej 134 kilogramësh. Motori është parashikuar që me një karikim të plotë të baterive të ecë deri në 110 kilometra.

Me një skelet alumini, ai është lehtësisht i çmontueshëm. Edhe pse ka pak gjasa që ky mjet të përfundojë në anijen kozmike të NASA-s në udhëtimin e saj në Hënë, krijuesit do ta dërgojnë në Muzeun e Automobilave në Los Anxhelos, me shpresën se do të tërheqin vëmendjen e Agjencisë Amerikane të Hapësirës.

Ky sistem lëvizës u sigurua nga CAKE, një prodhues suedez i motoçikletave elektrike. Kompania përdor motorë 10 kW në shumicën e motoçikletave të saj elektrike. Duke supozuar se është përdorur i njëjti motor, ai do të ishte një përmirësim masiv në fuqi në krahasim me katër motorët origjinalë të roverit hënor me 190 W, me një fuqi totale prej vetëm 0.76 kW.

Ndërsa lëvizja ishte relativisht e lehtë, gomat e mëdha të balonave pa ajër kërkonin më shumë kreativitet për t’u dizajnuar. Ato u printuan në 3D duke përdorur 12 module poliuretani, të siguruara në buzët e biçikletës. Gomat pa ajër janë projektuar për t’u riparuar lehtësisht, nëse një modul dëmtohet në sipërfaqen hënore dhe kërkon zëvendësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat