Facebook Messenger me “veglën” e re “Split Payments”

Teknologji

Facebook Messenger me “veglën” e re “Split Payments”

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Meta (më herët Facebook) ka prezantuar një “vegël” të re të quajtur “Split Payments” në Facebook Messenger.

Pasi është evident emri, kjo “vegël” e re ju lejon që ndonjë faturë e cila ju ka ardhur pas përdorimit të përbashkët me të tjerët – ashtu edhe ta ndani me ata persona (pra secilin përqindjen e tij).

Ajo ndihmon që faturën ta ndani më lehtë me familjarët apo miqtë siç janë faturat e ndonjë darke në restorant apo pagesa e qirasë.

E për ta ndarë këtë faturë, gjithçka çfarë ju nevojitet është klikimi në butonin “Get Started” në grupin e krijuar në chat, apo përmes Payments Hub në Messenger.

Pas kësaj, ju shkruani mesazhin e personalizuar për të konfirmuar detajet në Facebook Pay, dhe kërkesa e juaj do të dërgohet në grup të cilin mund ta shohin edhe pjesëtarët e tjerë të grupit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat