Fjalëkalimet që duhet t’i shmangni në mënyrë që llogaritë e juaja të mos hakohen

Teknologji

Fjalëkalimet që duhet t’i shmangni në mënyrë që llogaritë e juaja të mos hakohen

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Ekspertët kanë paralajmëruar kundër përdorimit të disa fjalëkalimeve të zakonshme në aplikacione pasi ato rrisin shanset për t’u hakuar, zbulohet në një raport të ri.

Sipas medieve të huaja, studimi i kryer nga kompania e pagesave me karta Dojo zbuloi se shumë njerëz priren të riciklojnë fjalëkalime të ngjashme.

Studimi shqyrtoi 100 mijë fjalëkalime të marra nga Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike në Mbretërinë e Bashkuar (NCSC) dhe më pas i grupoi ato në më shumë se 30 kategori, nga kafshët tek shenjat e yjeve.

Hulumtimi nxori disa të përbashkëta interesante: shumica e njerëzve priren të përdorin variacione të të njëjtit fjalëkalim, me një numër ose karakter paksa të ndryshëm.

Njerëzit gjithashtu priren të aplikojnë drejt kategorive të caktuara të fjalëkalimeve – në krye të listës janë emrat e kafshëve shtëpiake dhe termat e dashurisë si ‘baby’, ‘love’ dhe ‘angel’.

“Duke parë se cila kategori kishte fjalëkalimet më të shkelura, studimi mund të zbulojë temat e fjalëkalimeve që duhet të shmangni në tërësi për të qëndruar të sigurt në internet”, shkroi studimi.

Studimi gjithashtu këshilloi në mënyrë specifike përdoruesit që të qëndrojnë larg fjalëkalimeve që përmbajnë tema të tilla si sportet, markat e makinave, ushqimi, ngjyrat, qytetet dhe vendet, ndër të tjera.

Sipas NCSC-s, fjalëkalime të tjera të njohura dhe që duhet që njerëzit t’u qëndrojnë larg janë ato që përmbajnë sekuencë numrash si ‘123456’ (23.2 milionë përdorues), ‘123456789’ (7.7 milionë përdorues) dhe ‘1111111’ (3.1 milionë përdorues).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat