Google përmes pajisjeve me sistem operativ Android, do të paralajmërojë ukrainasit për fillimin e sulmeve ajrore

Teknologji

Google përmes pajisjeve me sistem operativ Android, do të paralajmërojë ukrainasit për fillimin e sulmeve ajrore

Më: 11 mars 2022 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Përdoruesit e pajisjeve me sistem operativ Android në Ukrainë, do të paralajmërohen me mesazh për sulmet ajrore ruse para se ato të ndodhin në afërsi të tyre, kanë bërë të ditur nga Google.

Në një postim të bërë në blog, Google ka konfirmuar bashkëpunimin me qeverinë ukrainase me qëllim që ta funksionalizojnë sistemin e paralajmërimit për sulme ajrore – që është i dedikuar për telefonat e mençur me sistem operativ Android.

“Për fat të keq, miliona njerëz në Ukrainë po mbështeten në sirena që paralajmërojnë sulmet ajrore, me qëllim që të mund të tentojnë të strehohen në vende më të sigurta”, thuhet në postimin e bërë në blog.

Paralajmërimi në Android do të bazohet në të dhënat që ua dërgon tashmë qeveria ukrainase, e kjo po bëhet me qëllim që ky paralajmërim të dërgohet me herët, tha Dave Burke, nënkryetar i sektorit për zhvillim të Android.

Google tashmë ka ofruar aplikacionin Ukrainian Alarm në Google Play Store, që dërgon paralajmërimet për sulmet mbi ukrainasit në rajonet ku zhvillohen sulme të vazhdueshme.

Sistemi i ri do të jetë i qasshëm prej sot në të gjithë telefonat e mençur që funksionojnë në Android, dhe që në masë të madhe përdoren nga banorët e Ukrainës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat