Rusia ndalon Facebook-un dhe Instagramin, Meta e shpall “organizatë ekstremiste”

Teknologji

Rusia ndalon Facebook-un dhe Instagramin, Meta e shpall “organizatë ekstremiste”

Nga: A.SH Më: 21 mars 2022 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Një gjykatë ruse ka urdhëruar Metën të ndalojë menjëherë aktivitetet e Facebook dhe Instagram në Rusi, me arsyetimin e “aktivitetit ekstremist”.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi më herët se një gjykatë në Moskë hodhi poshtë një përpjekje të Meta Platforms për të hedhur poshtë akuzat për ekstremizëm kundër saj, raporton TheGuardian, përcjell "Bota sot".

Agjencia raportoi se Meta kishte kërkuar më shumë kohë për të përgatitur pozicionin e tij ligjor.

Poashtu kishte vënë në pikëpyetje autoritetin e gjykatës për të ndaluar aktivitetet e saj me kërkesë të prokurorëve të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat