3.8 milionë gjermanë nuk kanë hyrë kurrë në internet

Teknologji

3.8 milionë gjermanë nuk kanë hyrë kurrë në internet

Më: 10 prill 2022 Në ora: 09:32
Ilustrim

Edhe pse shumica e gjermanëve kanë prej kohësh një modem të instaluar në shtëpi për të pasur akses të shpejtë në internet, rreth 3.8 milionë vetë nga mosha 16 deri në 74 vjeç nuk kanë hyrë kurrë në internet.

Mospërdorimi i internetit vihet re sidomos tek të moshuarit. Kështu sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave në Wiesbaden një ndër pesë vetë në moshat 65 deri në 74 vjeç nuk kanë hyrë kurrë online.

Kurse në grupmoshën midis 55 dhe 64 vjeç, tetë përqind nuk kanë vizituar kurrë një faqe interneti. Ndërsa përqindja e të rinjve nën 55 vjeç që nuk kanë vizituar kurrë një faqe internetiapo shkarkuar diçka nga interneti është tre për qind.

Image
Telefon mobil

Dallime të mëdha në BE

Sipas të statistikave të Eurostat mesatarja e personave që nuk kanë përdorur në BE internetin në vitin 2021 ishte tetë për qind, Megjithatë mes vendeve ka dallime të mëdha. Në Irlandë, vendet skandinave, Holandë dhe Luksemburg, përqindja e moshave 16-74 që nuk kanë përdorur kurrë internetin është më pak se pesë për qind.

Image
Ilustrim
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat